Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 janar për Ballukun, PD: I dhatë kohë për të prishur provat

Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 janar për Ballukun, PD: I dhatë kohë për të prishur provat

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të datës 28 Janar, kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për Belinda Ballukun. Bardhi thotë se kjo mbledhje 6 javë pas kërkesës së SPAK, është një akt i paprecedentë dhe një mundësi për Ballukun për të prishur provat e për të intimiduar dëshmitarë. ”Pas kallëzimit penal për shpërdorim detyre nga Grupi Parlamentar i PD, sot pasdite Niko Peleshi ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Mandateve në datën 28 Janar 2026, pra fiks 6 javë pasi SPAK ka paraqitur kërkesën. Ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste, që ka vendosur të jetë bunkeri i të korruptuarve të qeverisë së Edi Ramës....