Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj magjistratit Sh. L., për zvarritje të përsëritur në zbardhjen e vendimeve gjyqësore. KLGJ ka vendosur të japë “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte kërkuar një masë më të rëndë, ulje të përkohshme të pagës deri në 40% për një periudhë jo më të gjatë se një vit. Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë nisi pas 12 ankesave për zvarritje të përsëritur në zbardhjen e vendimeve gjyqësore. Raporti i inspektorëve të ILD-së evidentoi vonesa të rënda, me vendime të mbetura pa u zbardhur deri në 4 vite, për periudhën 2021–2023. Sipas ILD-së, mosrespektimi i afateve ligjore nuk ishte...
Burimi:
javanews.al