Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë ndaj zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana. Në dhjetor Gjkko i refuzoi Gjanës kthimin e disa celularëve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së saj dhe bashkëjetuesit R. Hristic, për llogari të hetimit të SPAK për një grup të dyshuar kriminal që abuzonte me tenderat e AKSHI-t. Në banesën e Gjanës janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe dy laptopë dhe Apeli vendosi të kthejë disa nga pajisjet. Në të njëjtin vendim Apeli i Posaçëm urdhëron ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake.
Burimi:
javanews.al