Kazino ilegale në Lezhë, Gjykata cakton arrest shtëpie për 47-vjeçarin
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 47-vjeçarin Bledar Arapi, i arrestuar disa ditë më parë në flagrancë si përgjegjës i një kazinoje ilegale të zbuluar në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës. Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe dëgjimit të palëve, gjyqtarja Eglantina Biba e vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe pranoi kërkesën e prokurores së çështjes, Irena Sufaj, duke caktuar ndaj Arapit masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Sipas vendimit të gjykatës, Bledar Arapi është i detyruar të mos largohet nga banesa e tij. Gjykata urdhëroi gjithashtu lirimin...
Burimi:
javanews.al