Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Katastrofë në Frakull/ Mbi 300 dynymë sera luleshtrydhesh nën ujë, protestojnë fermerët
Mbi 300 dynymë sera me luleshtrydhe, në pronësi të fermerëve të zonës Frakull, kanë përfunduar nën ujë si pasojë e vërshimit të lumit Vjosë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Përballë kësaj situate alarmante, fermerët kanë dalë në protestë pasditen e sotme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga qeveria dhe dëmshpërblim të plotë për humbjet e pësuara. Sipas tyre, kjo është hera e pestë që biznesi i tyre përmbytet nga prurjet e Vjosës. Fermerët pohojnë se dëmshpërblimet nga qeveria janë dhënë në mënyrë të pjesshme dhe të pabarabartë: herë janë premtuar e herë nuk janë ekzekutuar, ndërsa disa prej tyre nuk kanë marrë asnjë pagesë. “Jemi dëmtuar fillimisht nga ngricat e muajit dhjetor dhe janar, ndërsa tani përballemi me përmbytjen. Askush nuk ka ardhur të verifikojë...