Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.  I kërkuari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për “falsifikim dokumentash”.  Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.  Ndërkohë po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë kapur edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të kërkuar në Greqi. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite...