Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 25-vjeçar nga Saranda, i cili kishte udhëtuar drejt qytetit të Shqipërisë së Mesme me qëllim vjedhjen e banesave. Operacioni policor i koduar “Houses” u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. D., një person me precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtin krim. Arrestimi u krye menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve. I riu u kap në lagjen nr. 2 të qytetit, sapo kishte dalë nga një banesë ku kishte arritur të vidhte disa aksesorë. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi 5 ora dhe 3 unaza, të cilat dyshohet se janë produkt i vjedhjes. Seri vjedhjesh brenda ditës Nga hetimet e thelluara rezultoi se aktiviteti i 25-vjeçarit ishte intensiv. Para se të arrestohej në...