Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka kryer një operacion kundër shitjes së kokainës, në të cilin u arrestuan 3 persona, përkatësisht shtetasit Elvi Meta, Igli Canaj dhe Alban Kopaçi. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 1 kg e 36.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 121 mijë euro, 60 milion lekë, 5000 paund dhe sende të tjera rë kundërligjshme. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërkohë materialet proceduale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Tiranë-Finalizohet...