Kapen dy persona me armë, pistoleta gjendet në makinë, do të shitej në kryeqytet

Kapen dy persona me armë, pistoleta gjendet në makinë, do të shitej në kryeqytet

Një 40-vjeçar  është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me një pistoletë me municion luftarak. Në pranga ra edhe  një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili ishte bashkë me 40 vjecarin në momentin e ndalimit nga policia. Efektivët kanë ndaluar makinën në “Zonën e Treshit”  dhe nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj. Ky nuk është rasti i parë që policia kryen arrestime te personave që tentojnë të shesin armë në kryeqytet. Pak kohë më parë, Urim Meta 46 vjeç, ra në prangat e policisë teksa po udhëtonte nga fshati Shëngjergj drejt Tiranës me 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në automjet....