Kanosi me armë 38-vjeçarin pas një konflikti, arrestohe 45-vjeçari në Durrës

Kanosi me armë 38-vjeçarin pas një konflikti, arrestohe 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Policia njofton se arrestimi i tij ka ardhur pasi të hënën ai ka kanosur me armë një 38-vjeçar pas një konflikti në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”. Policia ka sekuestruar mjetin e të arrestuarit ndërsa brenda mjetit gjetën bërthamën e predhës së një fisheku luftarak. Gjithashtu po punohet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes. ”Durrës/ Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari. Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga...