Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë
Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë gjelatine. Blutë bëjnë me dije se shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër u arrestua në rrugën “5 Maji” dhe iu sekuestrua lënda narkotike me vlerë rreth 10 mijë euro. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”. Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja. Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me...