Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar
Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur në komunitet si Fabio, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën “A1”, në zonën e Calenzanos. Viktima Fatmir Muslia ishte shofer kamioni dhe jetonte prej vitesh në Itali, ku kishte fituar respektin e bashkatdhetarëve dhe vendasve për profesionalizmin dhe sjelljen e tij të mirë. Ngjarja ndodhi kur Muslia, duke drejtuar kamionin e tij u përplas me një tjetër automjet. Përplasja ishte e fortë dhe fatkeqësisht i la viktimës pak ose aspak shpresa për shpëtim. Menjëherë pas lajmit, miq dhe bashkatdhetarë të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij në Via di Vittorio, një kryqëzim mes Via Firenze-s dhe Via Romana-s, për t’i shprehur ngushëllimet familjes. Atmosfera ishte e trishtë dhe e mbushur me dhimbje, ndërsa të...