‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

Astrit Hysenaj, 54 vjeç, në ditën e tretë të përmbytjeve në Durrës, ishte nisur për në punë, por u gjet i pajetë në një kanal kullues, në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave. Familjarët po i japin lamtumirën e fundit mes dyshimeve të forta se ai e humbi jetën në krye të detyrës, duke pastruar kanalet, ndryshe nga çfarë pretendon Bashkia e Durrësit se në momentin kur e ka marrë rrjedha e ujit nuk ka qenë në punë.  Klediana Bërsheni, mbesa e 54-vjeçarit rrëfen për mikrofonin e Report Tv se daja ka dalë si çdo ditë tjetër për të shkuar në punë në orën 05:00 të mëngjesit, pavarësisht insistimit të familjes që mos të shkonte për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. Deri në orën 10:30, kur Hysenaj mbaronte orarin zyrtar të punës, familja...