Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Dhomat e Bashkuara të Gjykatës së Lartë pritet të marrin një vendim unifikues në prill, pas kërkesës së kreut të Gjykatës së Lartë, që të rishqyrtohen praktikat aktuale të gjykatave shqiptare, të cilat, me kërkesë të prokurorive, vendosin kryesisht t’i lënë në qeli apo arrest shtëpie shumicën e të pandehurve. Nëse Gjykata e Lartë do marrë këtë vendim, shumë të paraburgosur mund të fitojnë lirinë dhe të gjykohen kështu deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se janë bërë vonesa të shumta për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Ai theksoi se numri i të paraburgosurve është më i lartë se ata që janë dënuar me vendim të formës së prerës, dhe ky realitet tha ai duhet...