Jepnin fajde duke përvetësuar shuma parash/ Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq 3 persona

Jepnin fajde duke përvetësuar shuma parash/ Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq 3 persona

Prokuroria Korçë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq tre persona të cilët kryenin veprimtari kredidhënie pa licencë (fajde) duke përvetësuar shuma të mëdha parash; akuzat Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 323/1, 170/ç/2 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen penale nr.357/2024, rezultoi se më datë 28.03.2024 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë konstatuar jashtë banesës së tij, shtetasin...