Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, mbyllen hetimet, prokuroria e Korçës çon në gjyq 3 persona

Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, mbyllen hetimet, prokuroria e Korçës çon në gjyq 3 persona

Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parashProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., të akuzuar për ushtrimin e paligjshëm të veprimtarisë financiare (fajde), pastrim të produkteve të veprës penale dhe largim nga vendi i qëndrimit. Sipas organit të akuzës, hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 357/2024 zbuluan se shtetasi J.K., ndonëse nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, largohej çdo ditë nga banesa duke vijuar aktivitetin kriminal. Ai rezulton i dënuar më parë për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim dhe prodhim të narkotikëve. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi rreth 92 sende dhe dokumente, përfshirë kontrata noteriale...