“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur sërish këtë të martë në 10 mars në Gjykatën e Lezhës, në vijim të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij. Në seancën e radhës, mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për çështjen. Senaca zgjati rreth dy orë, ku Saraiva para trupit gjykues ka folur në lidhje me akuzat e bëra në drejtim të tij, duke kërkuar pafajësinë. Ai ka pohuar ndaj organit të akuzës, që të gjenden arsye më të forta, që e implikojnë atë, raporton gazetari i Klan News, Martin Marku. Avokati i tij mbrojtës Kujtim Cakrani tha se bazuar në provat e pamjeve filmike, nuk rezulton që Saraiva të jetë autori i kësaj vrasjeje. Sipas avokatit, sot Saraiva ka denoncuar një fakt tjetër, atë të diskriminimit në burgje, konkretisht...