Izolohet totalisht juglindjen e vendit, nuk ndalet shembja në Librazhd – Prrenjas, e rrezikshme dhe për këmbësorët ( Pamjet)

Izolohet totalisht juglindjen e vendit, nuk ndalet shembja në Librazhd – Prrenjas, e rrezikshme dhe për këmbësorët ( Pamjet)

Syri Televizion sjell pamje nga segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, duke pësuar një tjetër goditje të rëndë. Burime nga terreni bëjnë me dije se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke. Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor. Janë hequr edhe makinat e firmës pasi ekziston frika e fundosjes së mëtejshme. Mësohet se është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve. Specialistët paralajmërojnë...