Iu kap drogë në banesë në shtator 2025, arrestohet 53-vjeçari në Malësinë e Madhe, kërkohej nga policia (EMRI)

Iu kap drogë në banesë në shtator 2025, arrestohet 53-vjeçari në Malësinë e Madhe, kërkohej nga policia (EMRI)

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin në kërkim Albert Hasanaj, 53 vjeç, banues në fshatin Kamicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në tokën afër banesës së tij, në fshatin Kamicë,  46 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.09.2025. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.