Itali/ Vritet me armë zjarri shqiptari, arrestohet bashkatdhetari! Dyshohet krim pasioni

Itali/ Vritet me armë zjarri shqiptari, arrestohet bashkatdhetari! Dyshohet krim pasioni

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Sipas mediave të huaja, viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit. Krimi ndodhi pak para mesnatës, pranë një bari dhe një restoranti, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur brenda lokalit. Autori gjithashtu shqiptar u arrestua pak pas ngjarjes. Motivi i vrasjes dyshohet për shkak të një romance.