Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe
Detaje rrëqethëse janë zbuluar rreth tragjedisë së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytezën Porcari të Italisë, ku një familje e tërë shqiptare humbi jetën brenda banesës së tyre. Viktimat ishin kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e çiftit, Hajdari 22 vjeç dhe vajza Xhesika, 15 vjeç. Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, shkak për vdekjen e tyre dyshohet të ketë qenë asfiksia nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një defekt në bolierin e shtëpisë. Ngjarja është trajtuar edhe në emisionin “Në kohë reale” me moderatorin Flori Gjini, ku të afërm dhe bashkëfshatarë kanë ndarë dhimbjen dhe historinë e sakrificës së familjes Kola. Drama e nënës, Sinani: “I kanë thënë që janë në...
Burimi:
javanews.al