Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës. Sipas mediave italiane, viktimat janë një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 48, 43, 22 dhe 15 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare. Dyshohet se shkaku i ngjarjes ka qenë një defekt në kaldajën e shtëpisë, që ka çliruar gazin vdekjeprurës brenda banesës. Një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, ka shkuar në banesë pasi nuk merrte përgjigje në telefon. Ai ka njoftuar autoritetet, të cilat pasi kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur katër trupat pa jetë. Personi i pestë është shpëtuar, por ndodhet në gjendje kritike...
Burimi:
opinion.al