Ishte shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

Ishte shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gjergj Goli, 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv