“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

Kushërira e së ndjerës Xhuana Nikolli, Mira Nikolli, ka rrëfyer për herë të parë në “Shqipëria Live” disa detaje nga ngjarja e rëndë. Ajo ka treguar se vjehrra e së ndjerës ushtronte dhunë, kjo sipas deklaratave të familjarëve, ndaj 25-vjeçares. Por situata është rënduar në momentin që Xhuana i ka kërkuar të jetojnë në një shtëpi më vete. Kushërira e së ndjerës ka treguar se divorci i tyre ka ardhur me marrëveshje mes palëve, teksa shton se e reja ishte shumë e lumtur për jetën e re që kishte nisur në Tiranë. “Xhuana u rrit në këtë familje të thjeshtë, që i rritën katër vajzat me sakrifica dhe djersën e ballit. Ajo ishte e shkolluar, kishte bërë shkollën për juridik. Në gjimnaz pari fatkeqësinë të...