Instituti i Gjeoshkencave: Moti i keq deri më 8 janar! Drini, Buna dhe Liqeni i Shkodrës rrezik të shtuar për përmbytje

Instituti i Gjeoshkencave: Moti i keq deri më 8 janar! Drini, Buna dhe Liqeni i Shkodrës rrezik të shtuar për përmbytje

Moti i keq që ka përfshirë vendin do të vazhdojë të pakën deri më 8 janar, sipas një parashikimi nga ana e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM). IGJEUM thotë se reshje intensive priten edhe të mërkurë, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Njoftimi i IGJEUM: Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat...