Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë
Ilirjan Feçi ka rrëfyer këtë të martë në Gjykatën e Posaçme detaje nga grabitja me dhunë e ndodhur në shkurt të vitit 2011 në Elbasan, ku sipas tij, ai ka vepruar së bashku me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, vëllanë e Nuredin Dumanit. Dëshmia u dha në kuadër të gjykimit për dosjen “Plumbi i artë”. Feçi është i pandehur në këtë çështje, por po gjykohet në një proces të veçuar. Në cilësinë e bashkëpandehurit në një procedim të lidhur, ai përjashtoi nga ngjarja të pandehurin Gentian Sharra. Gjatë seancës, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës të Sharrës, Sokol Hazizaj, Feçi deklaroi se në grabitje kanë marrë pjesë vetëm tre persona. “Kemi qenë tre persona: Talo Çela, Dashnor Dumani dhe unë. Talo kishte makinën. Ngjarja...
Burimi:
javanews.al