‘IKMT shemb banesat pranë ‘Urës së Dajlanit’, aktivisti: Na nxorën në rrugë pa respektuar afatin ligjor

‘IKMT shemb banesat pranë ‘Urës së Dajlanit’, aktivisti: Na nxorën në rrugë pa respektuar afatin ligjor

Rreth 20 familje, përfshirë anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian, kanë mbetur pa strehë në zonën e 'Urës së Dajlanit' në Durrës, pasi banesat e tyre u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Shkaku zyrtar i prishjeve është rehabilitimi i një kanali kullues, i cili më parë kishte shkaktuar përmbytje në qytet. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për 'Kafe Shqeto',  Ismail Jakupi,  Drejtor i Shoqatës USHTEN për mbrojtjen e romëve dhe egjiptianëve i cili ndjek çështjen nga afër, tha se banorët ishin njoftuar me një procesverbal në datën 21 të muajit, i cili u jepte një afat prej 10 ditësh për t'u larguar. LEXO EDHE: Aksioni i IKMT në Durrës lë dhjetëra familje pa strehim Në mënyrë të pashpjegueshme, fadromat e IKMT-së nisën punën në...