Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në zonën e Selitës në Tiranë, ku iu vu eksploziv në banesë një 39-vjeçari. A2 CNN mëson se 39-vjeçari, Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve. Ndërsa bashkëshortja e 39-vjeçarit Dorina Jano rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Dritan Jano prej vitesh është punonjës në Drejtorinë e Metrologjisë në Tiranë Policia po heton të gjitha pistat, një ndër to edhe për shkak të detyrës së familjarëve të Dritan Janos.