“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

Vajza e Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 Janarit ka reaguar pas deklaratave të bëra në Off The Record me Andrea Dangllin nga avokati i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani. Ajo thotë se Cakrani ka kaluar çdo limit duke e konsideruar si të pavërtetë deklaratën se Veizi, kishte precedentë penalë në Greqi dhe se ishte sjellë në Shqipëri për të nxitur trazira. Vajza e të ndjerit ka paralajmëruar padi në gjykatë. “I ashtuquajturi avokat, z. Cakrani, nuk e di sesi mund të kalojë çdo lloj limiti dhe të shpikë në një formë të tillë. Dua t’ju sqaroj ju, si emisioni Off The Record, se është e vërtetë që im atë ka ardhur nga Greqia enkas për protestën, por...