I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur këtë të martë, 13 janar. Raportohet se i arratisuri është Altin Ndoci, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë e i dyshuar për një sërë veprash të rënda penale. “Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si...