I shpallur në kërkim nga Greqia prej 13 vitesh për vrasje, shqiptari kapet në aeroportin e Riminit
Një 47-vjeçar shqiptar që ishte në kërkim prej 13 vitesh nga Greqia, është kapur sapo vuri këmbën në aeroportin e Riminit në Itali. Autoritetet thanë se arratisja e tij përfundoi pasditen e 17 shkurtit, në aeroportin e ‘Rimini Fellini’, kur policia e gjurmoi sapo zbriti nga avioni që mbërrinte nga Shqipëria. 47-vjeçari shqiptar ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore greke, për një vrasje dhe tentativë vrasjeje të kryer në vitin 2012 – duke përdorur një armë zjarri, ngjarje e ndodhur në Agios Panteleimon, një vendpushim bregdetar popullor në Greqinë lindore, jo shumë larg Athinës. Pas vrasjes së një bashkëatdhetari të tij dhe plagosjes së rëndë të një tjetri, 47-vjeçari u zhduk midis Greqisë dhe Shqipërisë. Falë përpjekjeve hetimore të policisë...
Burimi:
syri.net