I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë
Një 31-vjeçar, me shtetësi turke, është arrestuar këtë të martë, 24 shkurt, në pikën kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë. Sipas njoftimit të uniformave blu, i riu është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjykata e Vienës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Sakaq, Interpol Tirana, me homologët në Austri, po punojnë për ekstradimin e 31-vjeçarit. “I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk. Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët...
Burimi:
javanews.al