I riu humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera të parkuara

I riu humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 4 automjete të tjera të parkuara

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin kryesor të Kavajës, ku janë përfshirë dy automjete tip ‘Golf’. Ngjarja ka bllokuar për disa minuta segmentin e rrugës, një nga më të frekuentuarit e qytetit. Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i njërit prej mjeteve, i identifikuar me inicialet F.K, dyshohet se ka humbur e kontrollin e automjetit, duke u përplasur me disa makina të parkuar. Për shkak të goditjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje. Policia e Kavajës ka mbërritur menjëherë dhe po vijon veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit. Kavajë / Informacion paraprak Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë,...