“I rashë borisë, më shau”/ Vrasja e Egli Pashollarit, dëshmia e re e autorit: U vetëmbrojta

“I rashë borisë, më shau”/ Vrasja e Egli Pashollarit, dëshmia e re e autorit: U vetëmbrojta

Gazment Buçpapaj, i arrestuar mbrëmjen e së hënës në Tropojë si autor i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt, në zonën e njohur si ish-parku, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, ku ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Sipas dëshmisë së tij të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra, 40-vjeçari ka pretenduar se krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes kishte marrë bashkëshorten nga puna dhe ishte nisur drejt spitalit, por rrugën e kishte gjetur të bllokuar. Buçpapaj ka pohuar se i ka rënë borisë, ndërsa, sipas tij, viktima e ka sharë nga makina. Të dy mjetet kanë vijuar lëvizjen për rreth 100 metra, moment kur, sipas deklarimit të tij,...