I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergei Hasanapapa

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergei Hasanapapa

Është ekstraduar nga Belgjika Sergej Hasanpapaj, i  arrestuar për vrasjen e Bledar Muçës në vitin 2022 në Aartselaar (provinca e Antwerp) në Belgjikë. 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. SPAK kishte firmosur urdhërarrest ndaj tij.  Ndërkohë, për vrasjen e Bledar Muçës, në tetor të vitit 2024 u arrestua një 43-vjeçar në aeroportin e Valencias. Mediat belge ishin ato që zbuluan se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në...