I parkoi makinën para banesës/ Zbardhet shkaku i vrasjes me thikë të 47-vjeçarit në Kavajë (Emri)
Zbardhet ngjarja në qytetin e Kavajës, ku pas një sherri për motive të dobëta mbeti i vrarë Alekt Isufi, 47 vjeç. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se viktima kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja. Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur me tone të ashpra autorit. Në atë moment, Land Derjaj (Puja) ka nxjerrë nje thikë dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Burimi:
javanews.al