I mori jetën Egli Pashollarit, dyshohet se 31-vjeçari i ngacmoi motrën Gazment Buçpapës

I mori jetën Egli Pashollarit, dyshohet se 31-vjeçari i ngacmoi motrën Gazment Buçpapës

Egli Pashollari, 31 vjeç, është vrarë me thikë ditën e sotme në Tiranë. Autori i dyshuar i ngjarjes është Gazmend Buçpapa, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Sipas të dhënave paraprake, Buçpapa, së bashku me një person tjetër dhe një vajzë (të dy ende të paidentifikuar), e kanë sulmuar Pashollarin sapo ai ka zbritur nga makina. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një konflikt i mëparshëm, pasi viktima dyshohet se kishte ngacmuar motrën e Gazmend Buçpapës. Si ndodhi ngjarja Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Sapo ka dalë nga makina, 31-vjeçari është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapa dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në...