I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë. Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri pronarin e restorantit ku po darkonte. Ngjarja ndodhi, pasi shqipari po zihej me të dashurën e tij. Pronari i restorantit shkoi te tavolina për t’u kërkuar që të qetësoheshin, pasi aty ishin edhe klientë të tjerë. Kur ai tentoi të thërriste policinë, shqiptari nxori një pistoletë dhe e goditi atë në qafë. Mediat shkruajnë se ai nuk ishte i dehur, pasi atë mbrëmje kishte porositur vetëm kola. Policia konfirmon incidentin, por nuk mund të japë më shumë detaje për hetimin. Artikulli i plotë nga HLN “Papritmas nxori një pistoletë nga pantallonat dhe e drejtoi ndaj meje”. Mehmeti, 45 vjeç, nuk e kishte menduar kurrë që ndërhyrja e tij në restorantin...