I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij. Sipas mediave italiane, çifti shqiptar ishin ndarë, mirëpo burri nuk e pranonte këtë fakt. Pas ndarjes bashkëshortja është larguar nga shtëpia në Toscano me tre fëmijët e mitur, duke u strehuar pranë të afërmeve të saj në Nova Siri. Sipas autoriteteve vendase, 43-vjeçari e ndoqi dhe në momentin që ajo doli nga shtëpia ai e sulmoi me thikë. Fatmirësisht gruaja arriti të shpëtonte, duke u plagosur në dorë. Disa orë pas ngjarjes, shqiptari u arrestua në një zonë periferike.
Burimi:
javanews.al