Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës
Një 42-vjeçar është arrestuar në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, pasi ka bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë detyrës. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, dhe më pas, gjatë kontrollit të banesës së tij, u sekuestruan municione luftarake. 42-vjeçari A. P. ka penguar qarkullimin e automjeteve gjatë një aktiviteti festiv. Pas njoftimit, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtimin verbal nga ana e tij Pasi përfunduan veprimet hetimore, policia arrestoi A. P. për disa vepra penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.