I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete
Një 61-vjeçar nga Belshi ka rënë në prangat e policisë. Andrea Gjini alias Andrea Kuqja i dënuar në Itali me 15 vite e 9 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje” ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 61-vjeçari pritet të ekstraodohet drejt vendit fqinj. Njoftimi i plotë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me mbi 15 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme...
Burimi:
javanews.al