I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

Një 28-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, është vënë në pranga në Durrës këtë të hënë (30 mars), pasi lëvizte nëpër qytet me armë me vete. I riu me inicialet E.V., u ndalua nga Forca e Posaçme Shqiponja në lagjen nr.13 në Durrës, teka po lëvizte me një automjet që drejtohej nga personi me inicialet A.L.. Ky i fundit u procedua penalisht për moskallëzim të krimit. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë...