Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Arrestohet në hyrje të Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës një 39-vjeçar i dënuar me 2 vite e 3 muaj burg nga autoritetet lituaneze. 39-vjeçari banues në Kosovë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, Lituani, pasi Gjykata e Vilnusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcenimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Lituani, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit. “I dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, nga autoritetet lituaneze, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 39-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i...







