I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 37-vjeçari

I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 37-vjeçari

Finalizohet operacioni i koduar “Targeti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, për prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. 37-vjeçari i dënuar me mbi 9 vjet burgim, nga GjKKO-ja, u vu në pranga si rezultat i punës së mirorganizuar të shërbimeve operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Shtetasi fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, dhe sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet. Si rezultat i mirorganizimit të veprimeve policore, nga shërbimet operacionale të DVP Elbasan, menjëherë pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e një pjesëtari të një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni i...