I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Reggio Emiluia, pas një urdhëri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit një ditë më parë. Mediat italiane raportojnë se ai ishte dënuar me gjashtë vjet e tetë muaj burg më 10 shkurt për komplot për trafik narkotikësh, një krim i kryer në Messina midis viteve 2017 dhe 2018. Bazuar në sa më sipër, oficerët e policisë e gjurmuan menjëherë atë të shtunën e kaluar në mëngjes dhe e arrestuan në ekzekutim të urdhrit të lartpërmendur, informon media italiane. Pasi kreu të gjitha kontrollet e nevojshme formale, 26-vjeçari u dërgua në burgun e Reggio Emilia-s, ku do të duhet të vuajë katër vitet e shtatë muajt e mbetur të dënimit të tij.
Burimi:
vizionplus.tv