I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al