I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve
Bledi Panajoti, i cili ishte arrestuar për vjedhje, ka ndërruar jetë në ambientet e Bllokut të Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 20 mars të këtij viti. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili përmes një deklarate, thekson se ka realizuar një mision monitorimi me qëllim verifikimin e kësaj ngjarje. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë të ditur se Panajoti është dërguar 3 herë në spital gjatë qëndrimit në ‘Bllokun e Sigurisë’, por nuk u ndoqën këshillat e mjekëve për trajtimin e tij. Në procesverbalin e konstatimit raportohet se i ndjeri kishte deklaruar se kishte probleme shëndetësore, ishte me diabet dhe përdorte insulinë. Po ashtu ai kishte thënë se ishte me Hepatit C, kishte tuberkuloz...
Burimi:
javanews.al