I arrestuari vdiq në qeli, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve
Bledi Panajoti, i cili ishte arrestuar për vjedhje, ka ndërruar jetë në ambientet e Bllokut të Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 20 mars të këtij viti. Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se ka realizuar një mision monitorimi me qëllim verifikimin e kësaj ngjarje dhe ka bërë të ditur se Panajoti është dërguar 3 herë në spital gjatë qëndrimit në ‘Bllokun e Sigurisë’, por nuk u ndoqën këshillat e mjekëve për trajtimin e tij. Në procesverbalin e konstatimit raportohet se i ndjeri kishte deklaruar se kishte probleme shëndetësore, ishte me diabet dhe përdorte insulinë. Po ashtu ai kishte thënë se ishte me Hepatit C, kishte tuberkuloz dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike. Sipas verifikimeve, në datën 19 mars, pasi gjendja...
Burimi:
syri.net