I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit te Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur. I arratisuri është Altin Ndoci, i vënë në pranga me urdhër të SPAK. Ndoci është arrestuar si pjesë e operacionit “Plumbi i Artë” dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.
Burimi:
opinion.al