Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një nga paketat më të thella dhe më të rrepta të ndryshimeve në Kodin Penal përgjatë viteve të fundit. Me dekretimin e ligjit nga Presidenti i Republikës dhe botimin e tij sot në Fletoren Zyrtare, legjislacioni shqiptar përafrohet me direktivat e Bashkimit Evropian, duke ashpërsuar ndjeshëm ndëshkimet kundër krimeve të rënda dhe duke futur rregulla të reja që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve. Reforma, e cila pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji, prek disa nga plagët më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare. Tolerancë zero ndaj abuzuesve të fëmijëve Pjesa më e rëndësishme e këtij ligji godet pa kompromis abuzimet seksuale dhe shfrytëzimin e të miturve. Kodi i ri sanksionon dënime që arrijnë deri në 20...